Berisha flet për situatën në PD: Nëse dikush nxjerr kandidatë të tjerë dhe luan me logon e partisë, është argat i Edi Ramës

Shqipëria

Berisha flet për situatën në PD: Nëse dikush nxjerr kandidatë të tjerë dhe luan me logon e partisë, është argat i Edi Ramës

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 06:41
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Endkelejd Alibeaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën në PD dhe dështimin e negociatave për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

I ftuar në RTV Ora, Berisha deklaroi se në rast se pala tjetër nxjerr kandidatë në zgjedhje dhe luan me logon e partisë, atëherë ai është argat i Edi Ramës

“Shumë janë duke u bashkuar me PD-në, por nëse dikush do të krijojë parti tjetër dhe mendon se me ndihmën e Ramës nxjerr kandidatë dhe luan me logon e partisë, ai është argat i Edi Ramës. Ata janë pakësuar shumë më tepër. Tani është e qartë se kush është shumica, sepse këta dëmtojnë kandidatët e PD-së.

Atyre u është afruar barazi e plotë me gjithë establishmentin e partisë, e drejtë kandidimi, dhe e drejta e fraksionit. Nuk ka forcë tjetër politike që zhvillon primare dhe ka fraksion. Nuk mund t’i sakrifikojmë primaret, pasi duhen mbajtur gjallë në një vend që po zhduket vota”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat