Mbi 12 orë seanca plenare për buxhetin e vitit 2023! Salla e parlamentit bosh, sot vijojnë sërish diskutimet

Shqipëria

Mbi 12 orë seanca plenare për buxhetin e vitit 2023! Salla e parlamentit bosh, sot vijojnë sërish diskutimet

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme (9 nëntor) është mbyllur pas më shumë se 12 orësh seanca e parë plenare për diskutimin e buxhetit për vitin 2023, që do të vazhdojë edhe ditën e sotme në seancë maratonë.

Diskutimet janë mbyllur pak para orës 23:00.

Ndërkohë që ajo që vihet re është fakti se pjesa më e madhe e deputetëve janë larguar nga salla.

Dita e djeshme prodhoi debate të shumta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës si dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat