Me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi pas dy ditësh debatesh projektbuxhetin 2023.
Ky është buxheti i shpopullimit të Shqipërisë. Kështu e kanë cilësuar deputetët e opozitës buxhetin 2023 në seancën maratonë në Parlament ku nuk munguan akuza e kundërakuza.
Për ta ky buxhet nuk mbështet qytetarët dhe as sektorët kyçë të ekonomisë. Sikur të mos mjaftonte, qeveria në kohë krize sipas tyre vendos të rrisë taksat e gjobat.
Por, përfaqësues të qeverisë thonë se buxheti është realist dhe adreson jo vetëm nevojat e krizës, por edhe shqetësimet nga sulme kibernetike.