Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi pas deklaratave të Ramës në adresë të Ilir Metës në lidhje me portin e Durrësit.
Sipas Blushit, nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.
Ai paralajmëron se kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.
"Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama. Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t'i shpëtosh kurrë!" përfundon Blushi.