Berisha i fton të gjithë në protestë, përveç një personi

Shqipëria

Berisha i fton të gjithë në protestë, përveç një personi

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:53
Sali Berisha, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët dhe aleatët e opozitës të marrin pjesë në protestën e thirrur nga PD, nesër 12 nëntor.

“Të gjithë janë të ftuar përveç Lulzim Bashës”, tha Berisha.

A duhet të vijë Basha, Alibeaj  në Protestë?

Sali Berisha: Të gjithë të vijnë përveç Bashës. Të tjerët, nuk mund të marrin leje nga mua që të protestojnë kundër qeverisë. Por Bash ka një akuzë të tmerrshme. Ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por s’ka dhënë asnjë provë që të vërtetojë. Mendoj se është i detyruar të tregojë burrëri të tregojë të vërtetën, të shpallet i pandehur i drejtësisë. 

Për sa i përket skenarit të protestës, Berisha tha se do të ketë risi.

“Detyrat janë të ndara. Unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët e mi kanë skenarin, të tjerët himnin e kështu me radhë. Do të ketë risi”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat