Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, kush është shoferi Gazmend Bullari

Shqipëria

Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, kush është shoferi Gazmend Bullari

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:59
Gazmend Bullari

Shoferi i kryebashkiakut të Divjakës, Gazmend Bullari mbeti i plagosur pas konfliktit të ndodhur sot afër bashkisë që degradoi në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Ai ka ndërhyrë në konflikt, ndërsa mbeti i plagosur me thikë.

Bullari dhe Kokoneshi ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelilin është goditur me thikë nga ky i fundit afër bashkisë.

Mësohet se Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Sipas informacioneve, dyshohet se shkak i plagosjes ishte largimi i partneres së Xhelilit nga posti si kryenfermiere në poliklinikën e Divjakës.

Ende nuk janë bërë plotësisht të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat