Partia e Lirisë ftoi sot fermerët t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit.
Anëtari i kryesisë të Partisë së Lirisë, Edmond Panariti deklaroi sot se duhet “t’i themi jo rrënimit të Bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”.
“Buxheti i Bujqësisë për vitin e ardhshëm, thellon rrënimin e Bujqësisë dhe përshpejton zbrazjen e vendit.
Me kaq para të këtij buxheti mjeran fermeri nuk mund ta kultivojë tokën, nuk mund të mbajë bagëti dhe nuk mund as të jetojë e mbijetojë.
Atij thjesht i kërkohet të largohet, ai ftohet të braktisë tokën, vendlindjen, atdheun.
Nëse nuk e bën, atëherë ai kërcënohet të taksohet për tokën të cilën nuk mund ta punojë, dhe nuk mund të prodhojë”, tha Panariti.