Spitai i Traumës ka bërë me dije për News 24 se gjendja e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, është e stabilizuar.
Kokoneshi u sulmua ditën e sotme me thikë nga një ish-punonjës i tij, teksa gjendej nën shoqërinë e shoferit të tij.
Sulmit nuk i shpëtoi as shoferi, i cili ndodhet ën gjendje më të rëndë se Kokoneshi.
Menjëherë pas sulmit, autori u arrestua nga policia, ndërkohë që pritet të zbulohen detaje shtesë rreth rrethanave të ngjarjes.