OSHEE nis aksionin e kontrolleve natën për vjedhje energjie, mësyjnë në familje e biznese

Shqipëria

OSHEE nis aksionin e kontrolleve natën për vjedhje energjie, mësyjnë në familje e biznese

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

OSHEE ka nisur një aksion në të gjithë vendin për të zbuluar raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kontrollet janë kryer gjatë natës nga Malësia e Madhe në Shkodër deri në fshatrat e thella të Beratit.

OSHEE bën me dije se janë zbuluar 8 raste nga ekipet e OSSH në polici për vjedhje të energjisë elektrike familjarë dhe biznese për linja të dyta dhe ndërhyrje në matës.

NJOFTIMI I OSHEE

Kontrolle NATËN për #vjedhje #energjie nga #MalësiaMadhe (#Shkodër) deri në fshatrat e thella të #Beratit, kontrolle dhe verifikime gjatës në kabina, matësa dhe linja për objekte që abuzojnë me energjinë

8 raste procedimesh nga ekipet e #OSSH në #polici për vjedhje të energjisë elektrike familjarë dhe biznese për linja të dyta dhe ndërhyrje në matës

#stopabuzimit #kontrolle #ossh #polici

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat