Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotografi nga Tuneli i Llogarasë, ku ka shkruar se tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Sipas tij, ky tunel do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.