Vasili: Zaptuesit e Ramës nuk lejojnë grupet e interesit të marrin pjesë në diskutimet për buxhetin 2023

Shqipëria

Vasili: Zaptuesit e Ramës nuk lejojnë grupet e interesit të marrin pjesë në diskutimet për buxhetin 2023

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:37
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar se Kuvendi nuk ka lejuar grupet e interesit që të marrin pjesë në diskutimet dhe dëgjesat për buxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky komision u ka mohuar grupeve të interesit të flasin, duke nisur nga  Shoqata Doën Syndrome Albania, Together for Life, Shoqata e Invalidëve të Punës, Gender aliance for development center, Avokati i Popullit, Konfederata e Sindikatave tëe Shqiperisë, Qendra për Advokim Social.

Sipas deputetit të PL-së, horrllëku dhe debiliteti rilindas ka marrë peng Parlamentin. Ndër të tjera, Vasili thotë se zaptuesit e Ramës nuk lejuan as debatin për Aktin Normativ për vaksinat kundër koronavirusit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Parlamenti i banditizmit dhe debilitetit rilindas asgjëson edhe fjaën e qytetarëve!

Sot denoncova nga Foltorja e Kuvendit te Shqiperise se si Grupeve te interesit ju mohohet dhunshem, si kurre me pare ne historine e Parlamentit Shqiptar, mundesia per tu degjuar ne diskutimin per Projekt Buxhetin vitit 2023 te Shendetesise dhe Çeshtjeve Sociale.

Komisioni i Shendetesise dhe Çeshtjeve Sociale i zaptuar nga rilindja, ju mohon grupeve te interesit mundesine qe te flasin ne Komision duke filluar nga Shoqata Doën Sindrome Albania, Together for Live, Shoqata e Invalideve te Punes, Gender aliance fot development center, Avokati i Popullit, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, Qendra per Advokim Social.

Zaptuesit rilindas, çirake te verber e qesharake te Rames, nuk lejojne as debatin per Aktin Normativ per Vaksinat anti Covid, qe Rregullorja e Kuvendit ka percaktuar shume qarte ne diskutimin e cdo ligji.

Vaksinimi i popullates u deklarua se do mbaronte qe ne prill te ketij viti, ndersa aktualisht nuk eshte vaksinuar as gjysma e popullsise, nderkohe qe keta blejne vaksina per Covid pa pushim.

Shkurt horrlleku dhe debiliteti rilindas ka marre peng parlamentin, qe aktualisht funksionon per turp e faqe te zeze.

Çdo debat qe nxjerr te vertetat i tmerron keta.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla vetem rri e veshtron zhberjen e turpshme te parlamentit, pa levizur gishtin, ndonese pergjegjesi te renda institucionale bien mbi te per kete situate dramatike te parlamentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat