Me sa duket, këtë javë do të mund të ndiejmë vjeshtën e vërtetë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në ditët në vijim përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.
Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar.
Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare parashikohen rrebeshe me rrufe.
Era, do të fryjë në juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë së enjtes dhe së premtes, era parashikohet e vrullshme në bregdet.
Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.
Temperaturat, si në tabelën më poshtë: