Çfarë ndodh me koalicionin PD-PL nëse humbasin në zgjedhjet e 14 majit? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Shqipëria

Çfarë ndodh me koalicionin PD-PL nëse humbasin në zgjedhjet e 14 majit? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 00:55
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se marrëdhënia me Partinë Demorkatike është strategjike. I pyetur se çfarë do të ndodhë mes PL dhe PD në rast se humbasin në zgjedhjet e 14 majit, Meta u shpreh i bindur opozita do të fitojë, duke mposhtur mafien.

“Ne jemi të bindur në fitore dhe jemi të pandalshëm në arritjen e këtij objektivi”, tha Meta në Euronews.

Pyetje: Nëse humbni në këto zgjedhje do ta rishikoni marrëdhënien me PD?

Meta: Marrëdhënien me PD e kemi strategjike, sepse kemi instrumentin më strategjik, të rikthimit të demokracisë, të pluralizmit të integrimit evropian.

Ne jemi të bindur në fitore dhe jemi të pandalshëm në arritjen e këtij objektivi. Do ta mposhtin mafien, jemi një popull shqiponjash, një mafie sorrash nuk mund ta nëpërkëmbi këtë popull dhe ta përzënë me gomone.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi gjithashtu se kjo forcë politike nuk ka pasur figura të spikatura për kandidatë për kryetarë bashkie, ndaj ia dorëzoi Partisë Demokratike këtë proces.

“Partia e Lirisë është një parti që sapo e ka kaluar një proces tranzicioni dhe nga ana formale, proceduriale, që nga 25 prilli e deri te 29 tetori. Së dyti, dihet që ish-LSI-ja pësoi një traumë të madhe për shkak të gabuara që mori vetë.

Aktualisht, nuk ka qenë një forcë realisht e përgatitur apo ku kishte individë shumë të spikatur dhe të gatshëm, që kishin investuar gjatë kësaj kohe për kryetarë bashkish”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat