Policia ka ndaluar Ramazan Rrajën nipin e deputetit të PS, Rahman Rraja.
Mësohet se ai është ndaluar gjatë një aksioni policor teksa lëvizte me makinë të blinduar në Qafe-Kashar.
Policia e Shtetit po kryen një kontroll për makinat e blinduara në Tiranë.
Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë Krujës për t’u marrë në pyetje por në atë kohë nuk është gjetur.