Stuhi dhe rrebeshe? Reshjet e shiut nisin nga kjo ditë, ja sa do të ulen temperaturat

Shqipëria

Stuhi dhe rrebeshe? Reshjet e shiut nisin nga kjo ditë, ja sa do të ulen temperaturat

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se e mërkura parashikohet me mot me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 17°C

në zona e ulëta 5 deri 23°C

në zona bregdetare 12 deri 23°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat