Klodiana Lala rrëfen për herë të parë kur është ndjerë e rrezikuar: Jam tronditur

Shqipëria

Klodiana Lala rrëfen për herë të parë kur është ndjerë e rrezikuar: Jam tronditur

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 17:45
Klodiana Lala

Gazetare kronike prej rreth 15 vitesh, prezente në çdo studio ku flitet lajmi i fundit për kronikën e zezë dhe krimin në vend, por Klodiana Lala ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private.

E ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites” ajo ka folur si rrallë herë për përditshmërinë e saj dhe jetën me familjen.

“Jeta ime eshte jeta e një gruaja që nis në 6, përgatis mëngjesin për vajzat, i shoqëroj në shkollë, i dërgoj me fugon ose vetë. Bej detyrat me to. Jam në klasën e parë këtë vit dhe në klasën e 4 me vajzën tjetër”, shprehet ajo.

Por duke ditur çështjet në të cilat gazetarja përfshihet, gazetari Ermal Peçi nuk e kaloi pa e pyetur edhe për makthin e kërcënimit, a ka patur raste që është ndjerë e kërcënuar, si për veten dhe për vajzat e saj.

Klodiana ndau një rast ku për t’i bërë një surprizë ishin përfshirë edhe vajzat e saj, por ajo u trondit.

Ka pasur një moment, për të qeshur dhe për të qarë. Dikush do me bënte një surprizë, kishte futur në lojë edhe fëmijët. Më telefonon mësuesja e vajzës dhe më thotë që vajza mungon. Jam tronditur. Policia patjetër që ishte në djeni dhe njëri nga drejtuesit e policisë më thonte do të kujdesem unë. Kur jam gjendur para surprizës nuk dija të gëzohesha apo t’i rrihja”, ka treguar gazetarja. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat