Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat ndaj investimeve në Portin e Jahteve në Durrës.
Përmes një reagimi në Tëitter, Rama shkruan se armiqësitë ndaj këtij projekti duhet t’ju shërbejnë durrsakëve për të parë armiqtë e së ardhmes.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”– shkruan Rama.