Rama e përshëndet zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Shqipëria

Rama e përshëndet zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:21
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur zgjatjen e marrëveshjen që lejon eksportet e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi.

“Shqipëria mirëpret rinovimin e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi. Kjo linjë e rëndësishme e furnizimit me ushqime mbetet jetike për botën”.

“Unë e përgëzoj Turqinë, presidentin Rexhep Tayyip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për angazhimin e tyre të fortë të vazhdueshëm. Diplomacia është gjithmonë mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat