Porti i Durrësit, Rama pranon se shpërndau një “lajm të rremë”: Gabova!

Shqipëria

Porti i Durrësit, Rama pranon se shpërndau një “lajm të rremë”: Gabova!

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, pranon se postimi i tij i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton “Manhatanin e Zagrebit”.

Ai ka kërkuar ndjesë, pas publikimit të lajmit se projekti në Zagreb është anuluar.

Rama: Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!

Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat