Kryesia e Partisë Demokratike miraton kandidatët në primaret, kush janë emrat për 18 bashki

Shqipëria

Kryesia e Partisë Demokratike miraton kandidatët në primaret, kush janë emrat për 18 bashki

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar kandidatët në primaret për 18 bashki të vendit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale ka bërë publike edhe emrat.

Me anë të një njoftimi, PD thotë se gjatë këtyre ditëve ka marrë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur, për kandidatët e propozuar apo të vetë propozuar.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale do të vazhdojë të jetë i mbledhur edhe në ditët në vijim për të përfunduar dokumentacionin që ka ardhur dhe kandidaturave e propozuara apo vetëpropozuara edhe në degët që mbeten”, thuhet në njoftim.

Image
Lista

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat