Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 14-vjeçaren, Policia e Beratit arreston mësuesin 62-vjeçar

Shqipëria

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 14-vjeçaren, Policia e Beratit arreston mësuesin 62-vjeçar

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Policia e Beratit ka reaguar lidhur me denoncimin për një nxënëse 14 vjeçe që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, në shkollën e fshatit Barç, Skrapar.

Policia informoi se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B. (mësues), në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu, në ambientet e Policisë së Beratit, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates, shkruan Oranews

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale "Ngacmimi seksual".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat