"Një hap të madh”, kështu e sheh, Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.
Sipas tij, ky mekanizëm, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve.
“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive.
Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, ka shkruar Varhelyi në rrjete sociale.