Ali Sanka është 69-vjeçari, i cili në këto ditë të ftohta dimri jeton jashtë, në rrugë, pa mbështetjen e askujt.
Stafi i JOQ ALBANIA, shkoi pranë tij dhe mësoi më shumë për historinë e Aliut, i cili ishte i zhgënjyer nga gjithçka, por më së shumti nga djemtë e tij. Ai tregon mes lotësh se me djemtë i ka shkëputur marrëdhëniet, teksa rrëfen se momentet e vështira e kanë ndjekur gjatë gjithë jetës së tij.
Aliu jeton pranë një pallati, ku ka vendosur plasmasë dhe aty kalon ditët e ftohta dhe me shi, që kanë pushtuar Tiranën së fundmi.
69-vjeçari na trondit kur tregon se shpreshherë mendon edhe vetëvrasjen teksa thekson se JOQ është shpresa e tij e fundit, pasi shteti e ka harruar.