Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën Dukat-Fushë.
Pemët e mëdha janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë dhe kanë sjellë probleme në qarkullim.
Forcat e zjarrfikëses kanë qenë në gatishmëri për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal.