Çaush Shehaj, 89-vjeçari që ra pre e një grabitje me dhunë në banesën e tij në Mallakastër ka ndërruar jetë në spital.
Sipas News 24, i moshuari nuk u ka mbijetuar dot plagëve si pasojë e goditjeve të forta nga ana e grabitësve.
Si ndodhi ngjarja
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm dy persona u futën me forcë në banesën e të moshuarit. Të armatosur ata morën një shumë parash dhe goditën atë. Ai u dërgua në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Nga ana tjetër policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të grabitjes E. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, pozita e të cilëve do të rëndohet për shkak të vdekjes së 89-vjeçarit.