Sali Berisha ka lajmëruar se në 6 dhjetor, ditën kur ldierët e BE-së do të vijnë në Tiranë, opozita do të protestojë.
Kreu i Pl-së, Ilir Meta i pyetur nëse është dakord që protesta e radhës e opozitës të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, tha se sot ndodhet në Panair vetëm për të folur për librat.
“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u shpreh Meta.