Spitali i Bulqizës kthehet në qendër shëndetësore për shkak të mungesës së mjekëve, rastet urgjente transportohen drejt Tiranës

Shqipëria

Spitali i Bulqizës kthehet në qendër shëndetësore për shkak të mungesës së mjekëve, rastet urgjente transportohen drejt Tiranës

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 13:43
Foot nga takimi

Vitet e fundit spitali i Bulqizës është kthyer në një qendër shëndetësore, pasi nuk ka mjekë të specializuar për urgjenca apo sëmundje të ndryshme.

Banorët e zonës janë detyruar të udhëtojnë drejt spitaleve të Peshkopisë, Burrelit ose në Tiranë. Ndërkohë që për rastet urgjente përdoret helikopteri.

Të aksidentuarit apo rastet e tjera urgjente transportohen nga ajri drejt Tiranës pasi në spitalin e Bulqizës nuk mund të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një prej banorëve të zonës thotë për TCH se është e domosdoshme që spitali të jetë funksional dhe me kapacitet të plotë nisur nga rastet e aksidenteve që ndodhin edhe në miniera.

“Ne që punojmë në minierë ,gjejmë një specialist, por punëtorët andej nuk gjejnë asnjë mjek. Rastet më të vështira i sjellin këtu dhe i transportojnë në Tiranë. Gjithë kjo minierë dhe gjithë këto mjekë këtu gjynah mos me pas mjekë”, thotë një banor i zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat