Reshjet e dendura shiut/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Milot-Rrëshen, plagosen tre persona

Shqipëria

Reshjet e dendura shiut/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Milot-Rrëshen, plagosen tre persona

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon, ku kanë ,mbetur të lënduar tre persona.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat