Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës

Shqipëria

Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile janë nisur mbrëmjen e kësaj të diele drejt Shkodrës, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruajti Rama në një postim në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat