Teksa shumë tokat bujqësore u përmbytën dje si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, situata problematike vijon në disa zona në qarkun e Lezhës.
Kështu, raportohet se vijon të ketë prezencë uji në tokat bujqësore në fushat e Zadrimës dhe Torovicë.
Po ashtu bëhet e ditur se uji në lumin Drin ka rënë me rreth 1 metër, krahasuar me ditën e djeshme.