Shiu bën “kërdinë” në Shkodër e Durrës, dhjetëra familje të izoluara, Erzeni rrezikon të dalë nga shtrati

Shqipëria

Shiu bën “kërdinë” në Shkodër e Durrës, dhjetëra familje të izoluara, Erzeni rrezikon të dalë nga shtrati

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 09:17
Përmbytje në Shqipëri

Për shkak të situatës së rënduar nga reshjet, 30 familje javë evakuuar në qarkun e Shkodrës, gjithsej 130 persona.

Sakaq, janë gjithsej 482 banesa me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave.

Në njësinë administrative Guri i Zi janë evakuuar 13 familje (48 persona), në njësinë administrative Bërdicë 12 familje (50 persona), në lagjen nr.4, 3 familje (7 persona) dhe në lagjen nr 1, 2 familje (7 persona).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksioni

 Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Durrës.

Abc mëson se 10 familje në zonën e ish-kënetës janë të izoluara nga uji. Ndërkohë parashikohet që nga momenti në moment të dalë nga shtrati lumi Erzen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat