Teksa situata në Shkodër është problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset drejt këtij qyteti.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të PD-së.
“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër.”, thuhet në njoftim.