Blushi ironizon: Tre javë më parë kryeministri i lutej Zotit për shi, ndërsa sot e “mallkon”

Shqipëria

Blushi ironizon: Tre javë më parë kryeministri i lutej Zotit për shi, ndërsa sot e “mallkon”

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:23
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama i cili disa javë më parë “lutej” për reshje shiu që do të ndikonin në furnizimin me energji elektrike, ndërsa tani i “mallkon” për shkak të përmbytjeve që sollën.

Në një postim në Facebook, Blushi thotë se zonën e Shkodrës e përmbyti korrupsioni i Edi Ramës, për shkak të keqmenaxhimit të energjisë elektrike.

Ai i bën thirrje drejtësisë që të reagojë sa më parë.

Postimi i Tedi Blushit:

Tre javë më parë (29 nëntor 2022) Edi Rama i lutej Zotit të binte sa më shumë shi dhe sot “mallkon” shiun që për 10 orë shiu përmbyti Shkodrën.

Shkodrën e përmbyti korrupsioni i Edi Ramës (menaxhimi kriminal i energjisë elektrike) dhe jo Zoti! Drejtësia duhet të veprojë sa më parë!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat