Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet, Berisha në familjen e viktimave: Dhimbje e papërshkrueshme!

Shqipëria

Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet, Berisha në familjen e viktimave: Dhimbje e papërshkrueshme!

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:48
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar familjen e Pjetër dhe Jason Rushajt, babë e bir që fatkeqësisht humbën jetën një ditë më parë për shkak të përmbytjeve në zonën e Malësisë së Madhe.

Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa tha se humbja e tyre është një dhimbje e papërshkrueshme për të dashurit e tyre.

Berisha: Kujtimin e ka lënë prapa. Njeriu jeton në to. Fizikisht vdes, por lë prapa edhe kujtohet vazhdimisht nga ata që e kanë njohur, e kanë dashur dhe kanë punuar me të.

I lutem Zotit që shpirti i tij dhe i djalit të gjejnë paqen, dhe ju forcën për të përballuar këtë dhimbje shumë të madhe. Nuk përshkruhet me fjalë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat