SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.
Ai akuzohet për korrupsion dhe falsifikim lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit.
“Rrumi” është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për heqje të paligjshme të lirisë pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj.
Vëllezërit Beqiraj rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
“Rrumi” ka mbetur i plagosur më 2 nëntor 2019, pas atentatit që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndojtek mbikalimi i Shkozetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Tiranës kur u qëllua me breshëri kallashnikovi nga autorë të paidentifikuar. Nga të shtënat u plagos vetë ai, shoferi i tij dhe një person me precedentë penale që ndodhej në mjet, Aleksandër Laho i njohur Landi Muharremi ose “Rrumi”. Makina e autorëve u gjet e braktisur në një fshat të Ishmit.