Ish-drejtori i kabinetit të Presidentit, bën parashikimin e frikshëm për motin

Shqipëria

Ish-drejtori i kabinetit të Presidentit, bën parashikimin e frikshëm për motin

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Ish drejtori i kabinetit në Presidencën e drejtuar, Ilir Meta ka “ zbritur” në Lezhë, në një prej qarqeve  të përmbytura.

Roli i Panaritit tashmë është tjetër as më pak e as më shumë  por Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin në PL.

Meta shqetësohet për përmbytjet nga Tirana, ndërsa Panariti nga Lezha, ku thotë së situata është rëndë.

Duke bërë edhe rolin e metereologut, Panariti, flet për një situatë dramatike, priten shira, madje ai thotë se është ditë kritike për Shqipërinë.

“Situata është shumë e rëndë dhe dramatike. Më e rëndë është se priten shira në vazhdim. Sot konsiderohet ditë kritike për Shqipërinë. Nga tani deri natën do të kemi përkeqësim të situatës. Kam ardhur për të ndihmuar banorët. Në një banesë, dëmet ishin të dukshme, veçanërisht në bazën ushqimore për blegtorinë. E gjithë baza ushqimore ka marrë ujë. Ata kanë nevojë urgjente për të ushqyer bagëtitë. Vëmendja është të ndihmohen familje për të përballuar nevojat e jetesës dhe dëmet që po pësojnë nga përmbytja.

Tani kërkohet ndërhyrje emergjente në kanalet. Duhet të vijnë dhe specialistët për të përcaktuar natyrën e problemit dhe për të marrë masa. Problemi nuk shihet aty ku ekziston. Bordit të veriut i jep vetëm 80 mijë euro financim në vit për ndërhyrje në argjinatura, në kullim, thellim, në zhbllokimin e nyjeve dhe riparimin e hidrovoreve. Në buxhetin që kaloi tek bujqësia të shtohet kjo masë financimi. Kjo është qesharake. Ekziston mundësia që të gjenden fonde”, tha Panariti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat