Grupi i Alibeajt kërkoi shpallje të fatkeqësisë natyrore, Haki Çako: Përmbytjet janë ende të menaxhueshme

Shqipëria

Grupi i Alibeajt kërkoi shpallje të fatkeqësisë natyrore, Haki Çako: Përmbytjet janë ende të menaxhueshme

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 18:57
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka reaguar në lidhje me situatën në veri të vendit duke dhënë shpjegim edhe në lidhje me kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt, i cili kërkoi të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Në një lidhje për Euronews Albania, ai është shprehur se në rastin aktual nuk ka asnjë kriter për marrjen e këtij vendimi për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme. Ai vlerësoi si tregues pozitiv faktin se niveli i ujit në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir është në rënie.

“Në rastin aktual nuk jemi në asnjë kriter për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitetet e shtetit, të pushtetit vendor janë në dispozicion. Ajo që është më pozitivja që situata është drejt përmirësimit, niveli në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir është në rënie.

Ligji i ka të qarta kriteret për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë dhe zotërinjtë deputetë i njohim mirë se e kanë votuar vetë ligjin. Edhe një element tjetër; të gjitha dispozitat e BE kanë të specifikuar mënyrën si funksionin shteti, njësitë e pushtetit vendor”, tha Çako.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat