Meta: Vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, vendimtar vitalizimi i Procesit të Berlinit

Shqipëria

Meta: Vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, vendimtar vitalizimi i Procesit të Berlinit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 09:19
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për lajmin se Parlamenti Evropian ka miratuar Strategjinë e re për Zgjerimin.

Sipas Metës, “vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor”.

POSTIMI I PLOTE

Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian.

Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.

Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor. 🇦🇱🇪🇺

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat