Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama vë duart në fytyrë dhe “bëhet” për kafe

Shqipëria

Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama vë duart në fytyrë dhe “bëhet” për kafe

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:19
Foto nga vendngjarja

Ditën e sotme janë zhvilluar debate të forta në Parlamentin e Shqipërisë mes maxhorancës dhe opozitës, lidhur me projektin e Portit të ri të Durrësit.

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të rënda duke e quajtur këtë projekt një aferë korruptive nga ana e qeverisë dhe bllokoi për disa minuta foltoren e Kuvendit.

Gjatë atij momenti, shihet se kryeministri Edi Rama ka humbur disi kontrollin, duke vendosur duart në fytyrë dhe duke pirë kafë në Kuvend.

Kujtojmë se kjo seancë pritet të jetë “maratonë”, pasi pritet të diskutohen një sërë çështjesh me rëndësi dhe të ketë debate të forta.

Image
Rama bëhet për kafe

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat