Dhunoi avokatin pas seancës gjyqësore, në pranga 32-vjeçari në Fier

Shqipëria

Dhunoi avokatin pas seancës gjyqësore, në pranga 32-vjeçari në Fier

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, u konfliktuan dhe u goditën me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat), ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, shtetasin I. V., 32 vjeç, si dhe referuan materialet e nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin J. V., 70 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. S., 37 vjeç (me profesion avokat).”- njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat