Kanabisi mes misrit në Mujalli të Fierit, arrestohen 2 policë. Në pranga edhe dy persona të tjerë, dy në kërkim

Shqipëria

Kanabisi mes misrit në Mujalli të Fierit, arrestohen 2 policë. Në pranga edhe dy persona të tjerë, dy në kërkim

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Dy punonjës policie janë arrestuar në Fier, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se favorizuan kultivimin e drogës të kapur në muajin korrik në fshatin Mujalli.

Me urdhër të Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u arrestua Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga ranë edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”

Në kërkim u shpallën, Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia)  me masë sigurimi personal “Arrest me burg” , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike dhe Elez Qelai me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”.

Sasia e bimëve narkotike, 10 mijë rrënjë mes misrit u kap më 20 korrik të këtij viti në parcela në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat