Një grua është kafshuar nga një qen rrugësh në lagjen Palorto në Gjirokastër.
Sipas burimeve për Gazetën Panorama, e dëmtuara është 47-vjeçarja Vali.D, e cila ka marrë plagë serioze në të dy duart e saj dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Agresiviteti i qenit ka bërë që gruaja të dëmtohet në kapilarët e venave të gjakut në të dy gjymtyrët. Gjendja shëndetësore e gruas vlerësohet si kritike ndaj dhe është nisur me urgjencë me autoambulancë drejt Tiranës.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.