Një aksident në aksin nacional Memaliaj-Krahës ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:15 teksa 31-vjeçari me iniciale A. H. ka përplasur me automjetin e tij tip Toyota shtetasen E. K. 37-vjeçe.
Raportohet se 37-vjeçarja po kalonte rrugën, ndërsa pasi u aksidentua u transportua menjëherë drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.