Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë fundjavë do të mbizotërojnë masat ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.
Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri.
Në relievet malore parashikohen reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë dhe mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.