Disa deputetë demokratë nga kahu i Berishës, kanë dalë jashtë gjatë fjalës së Enkelejd Alibeajt në seancën e përbashkët Shqipëri-Kosovë për 110-vjetorin e pavarësisë.
Deputetët që mbështesin Berishën nuk kanë pasur mundësi që të flasin në këtë kuvend, pasi fjala i është dhënë Alibeajt, i cili njihet si kryetari i grupit të PD-së.
Ndërkohë, disa deputetë me në krye Belind Këlliçin dhe Luan Baçin janë ngritur nga vendet e tyre dhe kanë dalë jashtë kur ishte duke folur Alibeaj.
Baçi: Nuk është kryetar i grupit parlamentar të partisë Demokratike ai (Alibeaj).