KFOR-i ka uruar Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
“Urime Dita e Pavarësisë për Shqipërinë, aleatin dhe mikun tonë”, shkruan në postimin në Facebook të trupave të NATO-s në Kosovë.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009”, rikujton KFOR-i.
“Dhe ajo kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”.
Ndërkohë, Ditën e Flamurit ka vendosur që t’ua urojë shqiptarëve edhe motori më i madh i kërkimeve në internet- Google.
Flamuri shqiptar që valvitet në qiellin blu, është “doodle” i motorit gjigant të kërkimit Google.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!” uron Google.
Kështu, të gjithë ata që do të përdorin Google sot do të përshëndeten nga flamuri kombëtar shqiptar.
“Vizatimi i sotëm për Ditën e Pavarësisë shfaq flamurin kombëtar shqiptar që valvitet në qiellin blu,” shkruhet në shpjegimin e Doodle-t për sot.