Festa e Flamurit është festuar ditën e sotme në disa qytete të vendit me aktivitete e festime që kanë pasur edhe pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa BalkanWeb sjell më poshtë si janë Zhvilluar festimet në qytetet e Elbasanit, Beratit e Gjirokastrës.
Elbasan
Në këtë ditë të shënuar aktiviteti u zhvillua në monumentin e Aqif Pashë Biçakçiut, i cili ishte një nga organizatorët e ngritjes së Flamurit në Elbasan dhe krahut të djathtë të Ismail Qemalit.
Homazhe kanë zhvilluar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, prefektja e Elbasanit Majlinda Perriu, deputetët e Elbasanit Evis Kushi dhe Florenc Spaho, familjarë të patriotëve elbasanas, intelektualë, qytetarë etj.
Fjalën e rastit e mbajti prefektja Majlinda Peza, e cila ngriti lart vlerat e firmëtarëve të Pavarësisë. Ndërkohë që janë vendosur buqeta me lule dhe janë bërë nderime pranë monumentit.