Ambasadorja Yuri Kim ka takuar këngëtaren shqiptare Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
Diplomatja amerikane ka postuar në Instagram një foto krah Dua Lipës, teksa e ka uruar për marrjen e pasaportës shqiptare.
Postimi i Yuri Kim:
E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sot në mbrëmje, Dua Lipa do të mbajë një koncert në vazhdën e turit të saj të albumit “Future Nostalgia”. Koncerti përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Më herët, Dua Lipa në një konferencë për mediat u shpreh se ndihet e emocionuar për të performuar sërish pas kaq vitesh për publikun shqiptar.