Detaje për sherrin ndaj kandidatit të PD-së/ Arrestohet 53 vjeçari

Shqipëria

Detaje për sherrin ndaj kandidatit të PD-së/ Arrestohet 53 vjeçari

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 09:42 Përditësuar në ora: 09:41 më 29.11.2022
Foto ilustrim

Qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin arrestohet 53-vjeçari

Është arrestuar Van Rica i cili qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin.

Gazetari Elidon Ndreka tha për ‘BalkanWeb’ se listat e shpërndara për regjistrimin e simpatizantëve është kthyer në problem, pasi kandidatët pretendojnë se po favorizohen individë të caktuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, u bë shkak i konfliktit mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Konflikti u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nga 53-vjeçari Van Rica,.

Sipas burimeve Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Të shtëna me armë në Kurbin, sherr për kandidatin e PD-së

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Bëhet e ditur se gjatë një mbledhje në degën lokale të Partisë Demokratike në Kurbin ka pasur konflikt mes nënkryetarit të PD-së së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, 53 vjeç për kandidatët e primareve për kryetarë bashkie që do të zhvillohen më 6 dhjetor.

Në debat e sipër, mësohet se Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, ndërsa Rica akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Rica është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat