Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët në lidhje Ditën e Çlirimit. Përmes një postimi në facebook, Meta, ka ndarë një video gjatë homazheve të kryera tek memoriali “Nënë Shqipëri”, i rrethuar nga të rinjtë e PL-së.
Në fjalën e tij Meta thekson se sot është koha që të rinjtë me vetëbesim të marrin më shumë përgjegjësi për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut.
POSTIMI I PLOTË
GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Sot të rinjtë kanë një detyrë po aq të madhe sa bashkëmoshatarët e tyre dikur, që me vetëbesim dhe angazhim të marrin më shumë përgjegjësi për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut.
Shqipëria u përket të rinjve!
LAVDI DËSHMORËVE!